Ora News – Vetingun në polici nis në shkurt

Ora News – Vetingun në polici nis në shkurt

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr br Qeveria shqiptare ka miratuar buxhetin me të cilin do të mbulohen pagat dhe shpenzimet e komisioneve që do të realizojnë vettingun në policinë e shtetit.br br Ky proces parashikohej të fillonte në muajin janar, por zbatimi u shty për shkak të problemeve buxhetore të cilat tashmë duket se kanë marrë rrugën e zgjidhjes.br br Vendimi i qeverisë me numër 14, i miratuar në datë 16 janar 2019 është publikuar në Fletoren Zyrtare duke përcaktuar një fond prej 42 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve financiare.br br Burime nga ministria e Brendshme thanë për Ora News se pas këtij vendimi të qeverisë, procesi i vettingut do të nisë në fillim të muajit shkurt. Ky proces përfshin kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-24

Duration: 01:42

Your Page Title