Vettingu/ PD akuza për Donika Prelën: Nuk justifikon pasurinë, KPK nuk e merr në konsideratë

Vettingu/ PD akuza për Donika Prelën: Nuk justifikon pasurinë, KPK nuk e merr në konsideratë

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, akuzoi këtë të premte Kryetaren e Prokurorisë së Krimeve të rëndë Donika Prelës,për shkeljet që janë vrenjtur nga Komisioni i pavarur i kualifikimit në lidhje me deklarimin e pasurive të saj, ku i është drejtuar organeve të vettingut të mos veprojë me standard të dyfishtë.br br Në një deklaratë për mediat, Gjata u shpreh se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në deklarimet e bëra nuk justifikon pasurinë e saj, duke filluar nga një apartament që ajo ka blerë kohët e fundit nga administratori i një kompanie, që është konflikt interesi pasi po hetohet nga institucioni që ajo drejton.br br Sipas Gjatës, po zbatohet një standard i dyfishtë, në trajtimin e biznesmenëve para ligjit dhe në vetë seancën e rivlerësimit të njerëzve të drejtësisë dhe për këtë organet e drejtësisë duhet të veprojnë vetëm në përputhje me zbatimin e ligjit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-01-25

Duration: 04:59

Your Page Title