Ora News - Padia për shpifje, mungesa e prokurorit shtyn për të tretën herë gjyqin Berisha-Balla

Ora News - Padia për shpifje, mungesa e prokurorit shtyn për të tretën herë gjyqin Berisha-Balla

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Shtyhet sërish gjyqi për padinë e Shkelzen Berishës ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.br br Shkak është bërë mosparaqitja në Gjykatën e Tiranës për të tretën herë radhazi e prokurorit të çëshjes Agron Gjana, i cili e ka argumentuar mungesën e tij me arsye shëndetësore.br br Në seancën e sotme ishin prezent si zoti Berisha ashtu edhe Balla.Seanca e radhës u caktua me 11 shkurt, ora 11:30.br br Padia e Shkelzen Berishës lidhet me deklaratën që zoti Balla ka bërë në Komisionin Hetimor se djali i ish-Kryeministrit nuk ka paguar taksat.br br Jashtë gjykatës, Shkelzen Berisha, tha se zoti Balla është shpifës i përsëritur dhe nuk ka vend për pajtim.br br Berisha: Ka vend vetëm për një dënim të radhës për shpifje, penal kësaj radhe.br br Lidhur me mungesën e prokurorit, Berisha tha: "Prokurori besoj do të ketë arsyet e veta që ka munguar, shpresoj të mos mungojë radhës tjetër".br br Duke iu referuar dënimit të Rome Karajt, Berisha tha se tani është radha e Ballës të dënohet për veprën penale të shpifjes.br br Berisha: Ky është gjyq penal dhe jo civil. Në një gjyq penal dëmi prezumohet të jetë më i vogël se ai në një gjyq civil. Para disa ditësh patë sesi kolegu i Ballës, Romeo Karaj, u dënua për shpifje ndaj akuzave të hedhura gjatë kohës që zhvillohej Komisioni Hetimor Parlamentar, tani është radha e zoti Balla që të dënohet dhe ai për veprën penale të shpifjes.br br Djali i ish-kryeministrit paralajmëroi se me përfundimin e këtij gjyqi penal do të hapë dhe gjyq civil ndaj zoti Balla.br br Për çfarë e akuzon Berisha kreun e grupit parlamentar të PS-sëbr br Djali i ish-kryeministrit Berisha kërkon dënimin e Ballës pas deklarimeve të bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, në adresë të tij.br br Për këtë ai ka dorëzuar më herët provat në gjykatë që sipas tij vërtetojnë të kundërtën e akuzave të Ballës dhe ka kërkuar nga gjykata ta dënojë për shpifje.br br Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish kryeministrit. Ai e akuzon për shmangie të detyrimeve tatimore.br br Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-01-25

Duration: 01:06