KQZ nis trajnimet per zgjedhjet e Qershorit

KQZ nis trajnimet per zgjedhjet e Qershorit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në rast se do të miratohen nga parlamenti brenda afati të ri të vendosur për Komisionin e Posaçëm të Reformës Elektorale, kërkojnë kohë që KQZ t'i adoptojë për zgjedhjet e 30 Qershorit.br br Megjithatë në vendin tonë ky moment vjen si "deja vu". Ndërhyrjet në ligjin elektoral vijnë gjithmonë në limitet kohore të përgatitjes së procesit zgjedhor duke u bërë pengesë për këtë institucion.br br "Veç akteve ligjore, duhen burime financiare, burime njerëzore. Nëse vijnë për përmirësimin e procesit janë të mirëpritura".br br Po ashtu, në momentet e fundit vendosen dhe hiqen komisionerët e Kzaz, ndaj për kryetarin e KQZ depolitizimi i administratës zgjedhore është thelbësor.br br "E papranueshme, sapo ne i trajnojmë partitë i ndryshojnë".br br Mungesa e propozimeve nga ana e opozitës për 2 vendet vakante në KQZ, Zguri thotë se krijon mungesë besimi te procesi zgjedhor edhe pse nuk pengon vendimmarrjen e këtij institucioni.br br "Ju e dini që vendimet merren me 5 anëtarë, por në sytë e opinionit publik krijohet një krisje e besimit".br br Zguri rezervohet të interpretojë ligjin e ndryshuar në 2015 që kufizon në 3 mandatin e kryebashkiakëve. Sipas tij, KQZ do të shprehet për përmbushjen e kritereve vetëm pasi të njihet me listat e kandidatëve.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-01-25

Duration: 01:29

Your Page Title