Ora News - Veliu mbledh policët në Shkodër u kërkon zbardhjen e vrasjeve në 2018

Ora News - Veliu mbledh policët në Shkodër u kërkon zbardhjen e vrasjeve në 2018

Subscribe në Ora News këtu #oranewsbr Zbardhje të ngjarjeve të ndodhura në 2018-en që ende janë pa autor dhe vijim të forcës goditëse ndaj grupeve kriminale. Kjo ka qënë porosia e prerë e numrit një të policisë së shtetit Ardi Veliu, gjatë analizës vjetore të policisë së Shkodres. br br Plot 3 orë ka zgjatur takimi me strukturat drejtuese të kryeqendrës së veriut, ku burimet bëjnë me dije se nuk kanë munguar kritikat e shumta për punën e deritanishme, e fokusuar kjo në disa drejtime. Në dalje për mediat Veliu u tregua i rezervuar duke mos dhënë detaje.br br Ishte drejtori i policisë së qarkut Shkoder Vehbi Bushati i cili pranoi kritikat e bëra dhe detyrat që ju la kësaj strukture.br br "Mbaruam analizën një vjetore. Drejtori i përgjithshëm i polcisië ssë shtetit bëri vlerësimet kritikat dhe la detyrat. Viti që vjen dop të jetë akoma nmë i angazhuar për ti sjellë rend dhe cilësi qytetarëve të Shkodrës. Kërkoi punë dhe rezultate konkrete në goditjen e të gjithë tendencave kriminale."br br Kërkesa kryesore e Veliut ka qënë e prerë tha më tej Bushati, ndërsa u ndal edhe tek vettingu, proçesi që pritet të bëjë pastrimin e radhëve të policisë.br br Për ngjarjet që ende janë pa autor, Bushati kishte këtë përgjigje: "No coment"br br Analiza vjetore e policisë së qarkut Shkoder u zhvillua me dyer të mbyllura dhe burimet sqarojnë se fillimisht drejtori i qarkut Bushati ka lexuar një raport të gjatë e të detajuar të cdo ngjarje të ndodhur, ecurinë që kanë patur hetimet dhe punën që po bëhet me organet e tjera ligjzbatuese. Më pas Veliu duke u fokusuar shumë tek shifrat ka shprehur haptazi pakenaqësinë që ka në këtë drejtim dhe ka lënë porosi të prere për një rezultat ndryshe për vitin që kemi nisur.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-26

Duration: 01:19

Your Page Title