Rreze Dielli 29 Janar 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P2 Hasude

Rreze Dielli 29 Janar 2019 Të Gatuajmë me Znj Vjollca P2 Hasude

Hasudebr br Përbërësit:br br 250 gr niseshtebr br 250 gr sheqerbr br 450 ml ujëbr br 80 gr yndyrë(gjalp+vaj)br br Arra ose bajamebr br Kanellëbr br Përgatitja:br br Në një tas ku vendosim ujin shtojmë niseshten të trazuar me ½ e masës së sheqerit. E trazojmë mirë derisa sheqeri dhe niseshtja të shkrijnë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen.br br Ndërkohë në një tenxhere vendosim pjesën tjetër të sheqerit me pak ujë, e trazojmë atë derisa sheqeri të shkrijë dhe të marrë një ngjyrë karamel. Më pas shtojmë niseshten e trazuar me sheqer dhe gjalpë dhe vazhdojmë trazimin ngadalë derisa fillimisht masa të trashet e më pas të lidhet. E trazojmë me kurrizin e lugës së drurit duke e pjekur atë derisa hasudeja të bëhet transparente, të lëshojë gjalpin dhe të shkëputet nga luga. E përziejmë në fund me pak kanellë, me bajame ose arra sipas preferencës dhe e vendosim në një tavë, e spërkasim me pak sheqer dhe e vendosim në furrë për 10-15 minuta derisa sheqeri të shkrijë. Por mund të serviret dhe direkt nga tenxherja lugë-lugë si hallvë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 2

Uploaded: 2019-01-29

Duration: 24:29

Your Page Title