Ora News - Dy të arrestuar për tritolin në mobileri, pa autor shpërthimi në garazhin e ish-policit

Ora News - Dy të arrestuar për tritolin në mobileri, pa autor shpërthimi në garazhin e ish-policit

#oranews #tritol #fushekrujebr Katër persona i vunë tritolin një mobilerie në Nikël të Krujës ndërsa dyshimet janë se ngjarja lidhet me konkurrencën.br br Dy janë vënë në pranga nga Policia e Krujës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.br br Të arrestuarit janë shtetasit e identifikuar me inicialet D.Xh. e B.K. Në banesën e këtij të fundit policia sekuestroi edhe një sasi lëndë narkotike.br br Ndërsa për arsye hetimi nuk bëhen të ditura identetet e dy personave në kërkim.br br Për shpërthimin dyshohet se u përdorën rreth 200 gramë tritol e për pasojë dëmet materiale dhe paniku tek familja e pronarëve që banon në katin e tretë të godinës ishte i madh.br br Policia sekuestroi kamerat e sigurisë së biznesit që kanë shërbyer për identifikimin e të dyshuarvebr br Ndërkohë mbetet pa autor shpërthimi pranë banesës së ish efektivit të Policisë Përparim Cenga në lagjen Punëtori.br br Rreth 150 gram tritol shpërthyen në garazhin e ish policit në katin e parë të pallatit ku ai banon me familjenbr br Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, duke shkaktuar panik mes banorëvebr br Fatmirësisht veç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk shkaktoi të lënduar.br br Ky nuk është rasti i parë kur ish efektivit të policisë sulmohet me tritol, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar, ndërsa policia tregohet e rezervuar në informacion mbi motivet.br br Dyshimet janë se sulmet lidhen me detyrën por pistat e hetimit shkojnë edhe përtej tij.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2019-01-30

Duration: 01:12