Jo ndryshim të ligjit të arsimit, Ministrja Besa Shahini braktis Komisionin

Jo ndryshim të ligjit të arsimit, Ministrja Besa Shahini braktis Komisionin

#oranews #arsimilartebr br Prania e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, në Komisionin e Medias është shoqëruar me debate për kërkesat e studentëve. Ministrja e Arsimit deklaroi se është kundër propozimeve për ndryshimet ligjore të arsimit të lartë, ndërsa tha se të gjitha kërkesat e studentëve janë adresuar në Paktin për Universitetin.br br Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nuk i pranoi ndryshimet ligjore të Lëvizjes Socialiste për Integrim për përfaqësimin e studentëve në vendimmarje.br br Shahini para Komisionit të Medias u shpreh se me Paktin për Univeristetin i ka plotësuar kërkesat e studentëve dhe amendamentet e LSI-së janë të panevojshme.br br Besa Shahini: Pakti i ka adresuar këto kërkesa të studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore.Nuk ka një Universitet ku studenti përfaqësohet në masë 50 në Senat.br br Ministrja e Arsimit nuk preferoi të përgjigjet për protestën e studentëve apo të përgjigjet për dhunën e ushtruar ndaj studentëve në godinën e fakulteteve.br br Albana Vokshi: Pakti nuk i paska plotësuar kërkesat e studentëve, pse i mashtroni atëherë? Pse i mashtroni studentët që janë akoma të ngujuar?br br Deputetët e PD-së ndryshe nga LSI, kërkuan rrëzimin e ligjit dhe jo amendimin e tij.br br Largimi i Besa Shahinit nga Komisioni për shkak të axhendës qeveritare është konsideruar nga opozita si provokim i Kryeministrit.br br Ndërkohë që kërkesës së kryetares së Komisionit Vokshi për rikthim në Komision gjatë pasdites, Ministrja Shahini iu përgjigj negativisht.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 9

Uploaded: 2019-01-30

Duration: 01:09