Ora News - Pas Saimir Tahirit edhe Jaeld Çela ankimon zgjatjen e afateve të hetimit

Ora News - Pas Saimir Tahirit edhe Jaeld Çela ankimon zgjatjen e afateve të hetimit

#oranews #jaeldcelabr br Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, I akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, ka ankimuar zgjatjen e afateve të fundit të hetimeve që prokuroria ka bërë ndaj tij.br br Çela ndodhet prej rreth një viti ne arrati pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën "arrest në burg" në mungesë në nëntor të 2017-ës, së bashku me ish-zyrtarin tjetër të policisë Gjergji Kohilën.br br Ata dyshohet se kanë favorizuar grupet kriminale gjatë viteve 2015-2016 për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike por që prej nisjes së hetimeve organi i akuzës ka zgjatur tre herë hetimet për të akuzuarit.br br Më herët, organi i akuzës, mbylli hetimet për 9 persona të dyshuar si anëtarë të grupit Habilaj, por ndau dy dosjet që po hetoheshin bashkë, atë të ish-zyrtarëve të policisë dhe ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.br br Edhe ky i fundit, ankimoi zgjatjen e afateve të hetimit, duke ngritur pretendime, se Prokuroria po zvarrit procedimin, pasi nuk ka prova.br br Ndërkohë seanca për zgjatjen e afateve hetimore për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri do të zhvillohet në 6 shkurt.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-01-30

Duration: 01:02

Your Page Title