Report TV - Fjala e plotë, Rama sfidon Berishën: A shkon dot në SHBA sot?

Report TV - Fjala e plotë, Rama sfidon Berishën: A shkon dot në SHBA sot?

Opozita shfrytëzoi një intestigim të redaksisë së Zërit të Amerikës në Tiranë për të sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të VOA dhe opozitës kur tha se Zëri i Amerikës është shndërruar në zëdhënës të "kazanit" të Tiranës. Kreu i qeverisë deklaroi se komunikim zyrtar e ka me Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë, ndërsa njoftoi se pas fjalës në Kuvend do të ketë një komunikim direkt me vetë Shtëpinë e Bardhë. Rama iu drejtua me një pyetje direkte edhe ish-kryeminsitrit Sali Berisha kur e pyeti se a e kalon dot Oqeanin për në SHBA... br br "Këta thonë këtu e tha Zëri i Amerikës, e tha Amerika. Për të dytën herë VOA bëhet zëdhënës i "kazanit" të Tiranës, e dyta herë për një kohë shumë të shkurtër. Herën e parë e demonstruam me qindra faqe të dokumentuara të gjithë gënjeshtërsinë. Meqë ju e doni me Amerikën, meqë i dini shqiptarët të paditur, sa mund t'i tërhiqni pas vetes duke iu thënë se e ka Amerika unë iu them se me SHBA kjo qebveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejt dhe pas kësaj fjale do të jem i detyruar t'ju lë sepse do të jem në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë dhe dhe varësi të sa do të jem i autorizuar t'ju them, do t'ju informoj. Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri mua një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. ABI Bank është një bankë e cila monitorohet drejtpërdrjet nga enti rregullator i bankave në SHBA dhe nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt që mua nuk do më lejonin të kapërceja oqeanin. Ti Sali e kapërcen dot Oqeanin me dash? Hajde përgjigju. Ta dhash përgjigjen e drejtpërdrejt, mu përgjigj drejtpërdrejt. Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s'do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë", u shpreh Rama.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-01-31

Duration: 12:30