Ora News - Largimet nga puna, shteti shqiptar paguan për 3 administrata

Ora News - Largimet nga puna, shteti shqiptar paguan për 3 administrata

#oranews #shteti #administratebr br Shkarkimet nga puna të pambështetura në ligj vazhdojnë të rëndojnë buxhetin e shtetit duke prekur shifra marramendëse. Vetëm në 5 vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 100 mln euro për këtë kategori. Ndërkaq proceset gjyqësore që janë duke u zhvilluar pritet të rëndojnë edhe më shumë situatën. Për të stabilizuar situatën, ekspertët sugjerojnë ndryshime në ligj, ku titullari do të mbajë përgjegjësi për firmën që vendos për pushimin e punonjësve.br br Taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë dy administrata paralele për shkak të largimit të punonjësve në mënyrë të paligjshme.br br Eksperti i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, e konsideron këtë fakt shumë abuziv pasi janë mbi 100 milion euro të cilat shkojnë pagesa për këto largime në një kohë që mund të transformoheshin në investime për ndërtimin e spitaleve dhe shkollave.br br Zef Preçi: Është një shkelje e të drejtave kushtetuese të individit, është një cënim i familjeve, njëkohësisht është një kosto terësisht e panevojshme mbi taksapaguesit shqiptarë.Vimë te një situatë absurde në të cilën janë tre administrata paralele, dy efektive dhe një tjetër në pritje.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-02-01

Duration: 01:52