Ora News - Zgjidhet ngërçi në Shkollën e Magjistraturës, 75 magjistratë të rinj

Ora News - Zgjidhet ngërçi në Shkollën e Magjistraturës, 75 magjistratë të rinj

#oranews #shkollamagjistratures #klpbr br Shkolla e Magjistraturës deri në 2023 do të pranojë 75 magjistratët të rinj pas zhbllokimit nga KLP dhe KLGJ. Ministrja e Drejtësisë e cilësoi si gur themeli për reformën në drejtësi, ndërsa zyra e BE-së si mekanizmi që do të ndryshojë kulturën e drejtësisë në vend.br br Tirane- Ngërçi i shkaktuar në Shkollën e Magjistraturës për shkak të bojkotit të politikës mori zgjidhje nga dy organet e reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ. Nga ndërkombëtarët kjo shkollë shihet si një mënyrë për të ndryshuar kulturën e drejtësisë në Shqipëri, ndërsa për institucionet e gjyqësorit është gur themeli për reformën në drejtësi.br br Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj: "Atë që ne maxhoranca nuk arritëm dot për shkak të mungesës së votave të opozitës e arriti Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai i Gjyqësorit."br br Kryetarja e KLGJ-se, Naurelda Llagami: "Këto ditë u bënë publike rezultatet e indeksit të perceptimit të korrupsionit. Le ti reflektojmë në strategjitë tona nevojën imediate për perfeksionistë për ti bërë ballë korrupsionit" br Për kreun e KLP, Gent Ibrahimi Shkolla e Magjistraturës është shumë e rëndësishme në ngritjen e institucioneve të drejtësisë. Në fjalën e tij në konferencën me temë "Strategjia për Magjistraturën", Ibrahimi tha se ky institcion është aktor në zgjedhjen e kandidatëve për këshill.br br Gent Ibrahimi: Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes dhe për pasojë ndikon tek ne, në atë mënyrë siç ndikon tek psiqika e njeriut, e ardhmja. Të ardhmen e shikojmë me pozivitet dhe optimizëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë kështu. Kështu e shikojmë dhe ne shkollën e Magjistraturës, kemi një ndjesi shumë pozitive dhe gati gati një marrëdhënie familjare me Shkollën e Magjistraturës.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-02-01

Duration: 01:17