Report Tv-Krim në familje në Vlorë, burri mbyt gruan dhe tenton vetëvrasjen

Report Tv-Krim në familje në Vlorë, burri mbyt gruan dhe tenton vetëvrasjen

Krimi në familje ka goditur sërish. Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një sherri në familje burri ka mbytur gruan, ndërsa më pas ka prerë damarët duke tentuar vetëvrasjen. Viktima është Eva Lera 45-vjeç, ndërsa autori është Teodor Lera 57-vjeç, bashkëshorti i saj, që aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë. br br Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur në dyqanin e çiftit Lera në katin e parë të një pallati pranë komisariatit të policisë së qytetit bregdetar, në lagjen "Kushtrimi". Gjithçka ka ardhur si pasojë e një sherri, që ka degraduar në dhunë dhe më pas burri e ka mbytur bashkëshorten.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-02-06

Duration: 02:02