Ora News – Përdhunimi i 14-vjeçares, Vishaj: Adoleshentët përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit

Ora News – Përdhunimi i 14-vjeçares, Vishaj: Adoleshentët përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit

#oranews #perdhunimi #kavajebr br Vepra penale e kryer ndaj vajzës së mitur në Kavajë, dënohet me 25 vjet burg të paktën sipas nenit të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit në aktakuzën ndaj adoleshentëve. Por avokati Saimir Vishaj thotë se për shkak të moshës së mitur ata përfitojnë përgjysmimin e dënimit. Një tjetër ulje të dyshuarit mund ta përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që parashikon reduktimin e 13 të dënimit.br br Vepra penale që kanë kryer tetë djemtë që abuzuan me vajzën e mitur në Kavajë është një nga veprat më të rënda të kodit penal shqiptar.br br Sipas gjykatës, tetë adoleshentët akuzohen për veprën e parashikuar nga paragrafi I dytë I nenit 100 të kodit penal.br br Në këtë nen të cituar nga prokuroria dhe gjykata e Durrësit për rastin e abuzimit me 14-vjeçaren, thuhet teksualisht se ?Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet?.br br Por avokati Saimir Vishaj sqaroi për Ora News se personat e dyshuar për këtë rast përfitojnë uljen e gjysmës së dënimit për shkak të moshës së mitur.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-02-07

Duration: 01:25

Your Page Title