Ora News - Dhunohet mjeku në QSUT, kolegët dalin në protestë

Ora News - Dhunohet mjeku në QSUT, kolegët dalin në protestë

#oranewsbr br Mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar mesditën e të dielës në QSUT nga një afërm i një paciente. Shkaku i dhunës sipas mjekëve ka qenë pasi mjeku Stroni i kishte thenë pacientit të priste në radhë për vaksinën e gripit. Kjo ngjarje nxorri të hënë mjekët në një protestë simbolike, duke nënshkruar dhe një peticion kundër dhunës. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të shtojnë rojet e sigurisë në spitale.br br Të dielën në mesditë mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar nga i afërmi i një paciente në QSUT. Sipas të dhënave, pacienti ka shkuar për të bërë një gjilpërë për gripin, të cilën mjekët thonë se është një shërbim që merret në ambulancën e lagjes.br br Megjithatë mjeku Stroni i ka kërkuar të presë në radhë pasi nuk është urgjencë. Kjo solli edhe irritimin e familjarit të pacientes, i cili e ka qëlluar me grusht mjekun.br br Pipero: Është tërhequr mjeku zvarrë nga detyra, nga momenti kur po mjekonte një të sëmurë. Është dhunuar në mënyrë shtazarake në recepsionin e spitalit.br br Mjekët e spitalit infektiv në QSUT dolën në një protestë simbolike për kolegun e tyre duke dorëzuar edhe një peticion pranë drejtorisë së këtij spitali, ku kërkonin më tepër siguri në ambientin e punës.br br Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave.br br Policia ka shpallur në kërkim 45 vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë. Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 8

Uploaded: 2019-02-11

Duration: 01:38