Ora News - Tiranë, gardisti vret gruan me armën e shërbimit në prani të vajzës së mitur

Ora News - Tiranë, gardisti vret gruan me armën e shërbimit në prani të vajzës së mitur

#oranews #gardistivretgruanbr Një krim në familje ka tronditur kryeqytetin këtë mëngjes (12 shkurt), ku një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, 36 - vjeçaren, Ervilma Seferi.br br Menjëherë, policia dhe SHÇBA kanë vënë në pranga, gardistin 44 vjeçar, Alket Arapaj.br br Shkaku i vrasjes- Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i çastit, ku mendohet se gruaja ka kërkuar që të fillonte punë, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka pranuar.br br Vrasja me psitoletë silenciator-Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur vetëm një gëzhojë dhe dyshohet se vrasje është bërë më pistolete silenciator.br br Ora News ka pyetur fqinjët e çiftit, të cilët jashtë thonë se familja ishte e rregullt dhe nuk kishte probleme.br br Vrasja në sy të vajzës së mitur-Krimi ka ndodhur në prani edhe të vajzës së tyre të mitur, 4-vjeçare, e cila pas ngjarjes së rëndë është larguar nga familjarët e viktimës.br br Autori nuk ka bërë rezistencë-Ende nuk ka një dëshmi të autorit, por mësohet se gardisi nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit nga policia.br br Ndërkohë, autori i krimit ka më shumë se 10 vjet që punon në strukturat e Gardës së Republikës.br br "Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). br br Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe", sqaron policia e Tiranës në njoftimin zyrtar.br br Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vrasjes.br br Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ?Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare?.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-02-12

Duration: 01:24