Ora News - Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

Ora News - Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

#oranews #sonilameco #tempora #ramushharadinajbr br Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se territori i Kosovës nuk është mall për tregti, ndërsa shtoi se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.br br Pjesë nga biseda:br br Haradinaj: Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu. Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej. Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh.br br Meço: Ju kur dëgjoni fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim...br br Haradinaj: Janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen.br br Meço: Ju vetë jeni interesuar se nga ka buruar kjo ide?br br Haradinaj: Ka Kosova armiqtë e vet që nuk janë pajtuar as me pavarësinë, as me territorin. I ka pasur dhe do t'i ketë gjithë jetën. Ka edhe njerëz që kanë krijuar Kosovën dhe që e mbrojnë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-02-12

Duration: 01:42