Vritet me 3 plumba nje grua ne Tirane

Vritet me 3 plumba nje grua ne Tirane

Mëngjesin e së enjtes, banorët e Kodër Sharrës janë tronditur nga një ngjarje e rëndë. 49-vjeçarja Lirie Xhepa është gjetur e pa jetë mes shkurreve, në një rrugë dytësore.br br ?49-vjeçarja Lirie Xhepa u gjet e vrarë nga banorët e zonës me 3 plumba pistolete. Pas kësaj banorët kanë njoftuar policinë që ka nisur punën për zbardhjen e çështjes, ndërsa ka dyshime se ngjarja mund të këtë ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare?.br br 49-vjeçarja ishte nëna e katër fëmijëve dhe banonte shumë pranë zonës ku u gjet e pajetë. Bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve.br br Në lidhje me ngjarjen, policia ka ngritur dyshime se autor mund të jetë kunati i së ndjerës, Dashamir Xhepa, personi që shihni në këtë foto, që tashmë është shpallur në kërkim. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima prej kohësh ka pasur mosmarrëveshje me vëllezërit e bashkëshortit, që dyshonin për një lidhje dashurie të 49-vjeçares.br br ?Aktualisht në banesën e viktimës nuk ndodhet asnjë person. Disa prej familjarëve janë shoqëruar në polici, ku po japin deklarime për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa disa të tjerë ndodhen në ambientet e morgut, ku pritet të tërheqin trupin e viktimës?.br br Grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë disa prova, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.


User: RTV KLAN

Views: 9

Uploaded: 2019-02-14

Duration: 01:32

Your Page Title