Report Tv - Protestuesit shkatërrojnë kërpudhën, Rama-Carsten-it: Ndjesë, këta nuk janë shqiptarët

Report Tv - Protestuesit shkatërrojnë kërpudhën, Rama-Carsten-it: Ndjesë, këta nuk janë shqiptarët

Pasi janë qetësuar për disa çaste protestuesit, kanë thyer për së dyti kordonin e policisë vendosur para kryeministrisë. Protestuesit i janë afruar godinës së kryeministrisë, ku me dy gishtat lart dhe me vuvuzela kanë qëndruar të bashkuar para derës hyrëse të godinës.br Garda e Republikës është detyruar sërish të hedhë gazin lotsjellës. Protestuesit nuk janë ndalur me kaq. Kanë shkuar në anën tjetër të kryeministrisë, në pjesën e gjelbër të saj dhe kanë dëmtuar një tjetër instalacion, atë të kërpudhës, e cila gjithashtu ishte e rrethuar me një skelë mbrojtëse.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-02-16

Duration: 01:05

Your Page Title