Ora News - Protesta e opozitës, rreth 40 persona të shoqëruar në polici

Ora News - Protesta e opozitës, rreth 40 persona të shoqëruar në polici

#oranews #protestaeopozitesbr br Policia e Tiranës ka shoqëruar 40 persona lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë (16 shkurt 2019) të thirrur nga opozita në sheshin para Kryeministrisë.br br Mes tyre është dhe ish-kreu i policisë bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Shoqërimi i tyre është bërë pas kqyrjes së pamjeve të filmuara nga policia gjatë protestës.br br "20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme dhe 20 të tjerë gjatë natës. Pritet që për 15 prej tyre të ketë dhe urdhër-arreste. Shoqërime të protestuesve janë kryer dhe në qytete të tjera, Durrës, Lezhë, Shkodër etj" raportoi gazetari jonë Besar Bajraktaraj.br br Deputetë të Partisë Demokratike hynë me forcë mbrëmë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas refuzimit për të zhvilluar një takim me drejtorin e kësaj policie.br br Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se pas pritjes për një orë, deputetët e opozitës hynë me forcë në katin e dytë të drejtorisë së policisë duke gjetur kupolën drejtuese sipas tij, "si derra të zhgërryer në uiski".br br Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 19 persona të lënduar gjatë protestës, mes tyre policë, gazetarë por dhe protestues.br br Njëri prej tyre ishte gazetari i emisionit "Arena" në Ora News, Isa Myzyraj.br br Opozita akuzoi Ramën dhe policinë se ka provokuar, nga ana e saj policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet.br br Për më shumë lexoni në: br br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2019-02-17

Duration: 02:39