Gjykata konfirmon gjobë 46 mln lekë kompanisë 'EKMA' që administron tregun Agro- Ushqimor

Gjykata konfirmon gjobë 46 mln lekë kompanisë 'EKMA' që administron tregun Agro- Ushqimor

TIRANE-Gjykata Administrative ka vendosur që të konfirmojë gjobën 46 mln lekë ndaj kompanisë 'EKMA' që administron tregun Agro-Ushqimor. Sipas gjykatës gjoba e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës për kompaninë ka qenë i bazuar, pasi kompania 'EKMA' abuzon në kurriz të tregtarëve me tarifa dyfish. ?'EKMA' faturon qira të lartë e dyfishon çmimin e ujit dhe energjisë? thuhet në raportin e Autoritetit të Konkurrencës. Report Tv dhe Shqiptraja.com kanë denoncuar në vazhdimësi skandalin te tregu Agro ushqimor i Tiranës. Vendimi është marrë nga gjyqtari Avni Sjedi. Kompania EKMA cila administron tregun e Shumicës Agroushqimore është në bashkëpronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu e Haxhi Bardhi.br br Provat e Autoritetit të Konkurrencësbr Autoriteti i Konkurrencës përfaqësuar nga avokati Indrit Rekan deklaroi në seancë e së hënë së kaluar në gjykatë se gjoba është e drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi pasi EKMA abuzon ndaj tregtarëve me faturim prej 20.5 lekësh për kWh për energjinë elektrike ndaj tregtarëve dhe 360 lekë m3 për ujin kur çmimet janë disa herë më të lira. Një tjetër pretendim i Autoritetit të Konkurrencës ishte dhe fakti se EKMA ka një monopol dhe kontratat e qirasë i ka vetëm me penalitetet ndaj tregtarëve dhe asnjë detyrim si qiradhënës. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Avokatura e Shtetit.br br Ky është tregu i vetëm i shumicës për produktet Agro-Ushqimore në Tiranë ndërsa u ndërtua pas mbylljes së tregut Dinamo. Sipas Autoritetit të Konkurrencës që ka denoncuar abuzimet, tregtarët për këto ambiente paguajnë një qira 74 më të lartë se bizneset e tjera të zonës, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e çmimeve të produkteve Agro-Ushqimore për qytetarët. Çmimet i mundësojnë shoqërisë EKMA Albania sh.p.k një normë fitimi shumë të lartë prej 76.1 ku e përkthyer në vlerë monetare do të thotë se kap shifrën prej 380 milionë lekësh të reja vetëm për vitin 2017.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-02-19

Duration: 01:33

Your Page Title