Ora News - Lezhjani në Selanik nuk u vra nga djali por i pushoi zemra

Ora News - Lezhjani në Selanik nuk u vra nga djali por i pushoi zemra

#oranews #protestaeopozitesbr br Lezhjani, Mirash Luli, që u gjet i vdekur në Selanik nuk u vra nga djali, por i pushoi zemra. Ekspertiza greke ka dalë në këtë përfundim, duke liruar nga akuza të birin 20 vjeçar të arrestuar më herët me dyshimin për vrasje.br br 48-vjeçari shqiptar, Mirash Luli, që u gjet i vdekur në Selanik të Greqisë më 17 shkurt nuk është vrarë nga i biri, ashtu siç raportuan fillimisht mediat greke, por ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.br br Ekspertiza mjekoligjore ka faktuar se vdekja e lezhianit ishte si pasojë e shkaqeve shëndetësore, dhe ka liruar nga akuza e vrasjes djalin 20 vjeçar.br br Gjykata e Selanikut përballë këtyre provave zyrtare, e ka shpallur të riun të pafajshëm dhe e ka liruar nga burgu.br br Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur një natë më parë në familjen që banon në Tale të Lezhës, ku do ti jepet edhe lamtumira e fundit.br br Me vendimet zyrtare në dorë, vëllai i viktimës Agustin Luli theksoi pafajësinë e të nipit ndërsa kritikoi raportimet që sipas tij i kanë krijuar shqetësime familjes.br br "Është ndaluar djali i tij për një dyshim siç thoshin mediat greke. Punët e shtetit ato, verifikimet e tyre. Dje në orën 10 ka dhënë vendimin gjykata që e kemi me letra dhe dokumenta greke që janë të vulosura dhe të firmosura".br br Mirash Luli u gjet i pajetë në një park lojërash, ndërsa policia gjeti edhe gjurmë gjaku, por ekspertiza ka arritur në përfundimin se 48-vjeçari ndërroi jetë pasi i pushoi zemra.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 12

Uploaded: 2019-02-21

Duration: 01:09

Your Page Title