Report TV - SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2 ose tre muaj

Report TV - SPAK ngrihet para zgjedhjeve, Ibrahimi: Procesi përfundon për 2 ose tre muaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit njohur si SPAK do ngrihet një muaj para zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.br br Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit dhe për 2 ose maksimumi 3 muaj SPAK do të jetë gati.br br Gent Ibrahimi ju përgjigj interesit të medias ndërsa pas pak javësh pritet të hapet edhe gara për Kryeprokurorin e Përgjithshëm.br br Ndër kandidaturat për SPAK janë 27 ndërsa 10 prej tyre janë gra.br br Zyrtarisht gara për kreun e SPAK ende nuk ka nisur ndërsa mes aplikantëve kandidaturat që pretendojnë janë ajo e kryeprokurores së Krimeve të Rënda, Donika Prela, dhe drejtueses së Prokurorisë Tiranë, Elisabeta Imeraj.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2019-02-22

Duration: 01:08