Ora News - Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, KLP: Është jashtë kompetencave tona

Ora News - Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, KLP: Është jashtë kompetencave tona

#oranews #artamarkubr Kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur me shpallje të moskompetencës. Për të argumentuar përgjigjen Kuvendit është ngarkuar kryetari i KLPbr br "Këshilli nuk është organ që del me rezoluta, merret me vendime. Në këto kushte ne e quajtëm komunikimin administrativ midis institucioneve si mënyrën më të mirë për t'i dhënë përgjigje kësaj çështjeje" u shpreh kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi në një prononcim për median.br br Shkresa me argumentet do të bëhet publike nesër në mëngjes. br Shkresa- Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.br br Sipas padisë, ?Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor".br br Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit per përzgjdhjen e kandidatëve. br br Në mbledhjen e kesaj të premte, 22 shkurt, KLP zgjodhi drejtuesit e prokurorive që kanë mbetur bosh pas largimeve nga vetting. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda u vendos Altin Dumanin. Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktua me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë. br br Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës pas shqetesimeve te ngritura nga prokurorja e vetme e ketij rrethi.br br Po sot në KLP u bë komandimi i 6 këshilltareve pranë këtij institucioni. Ata janë: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-02-22

Duration: 01:33