Ora News - Pas dhunimit të mjekut, orare të reja në spitale

Ora News - Pas dhunimit të mjekut, orare të reja në spitale

#oranewsbr Në të gjitha spitalet e vendit do të ketë orare të reja për vizitat e familjarëve. Vendimi është marrë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas ngjarjes të ndodhur në spitalin infektiv ku u dhunua mjeku, Gent Stroni.br br Në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve si dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.br br Ky urdhër i ri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke vendosur rregulla të reja për vizitorët e pacientëve në spitale.br br Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe pasdite nga ora 17:00-19:00.br br Ndërsa vizitat në shërbimin e Reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në Reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00.br br Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.br br Sipas Urdhrit të Ministres, spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake ngarkohen për të hartuar rregulloret e brendshme, duke marrë masa për të afishuar në çdo hyrje spitali dhe pavione, në stendat e informacionit dhe këto rregulla duhet të ndiqen dhe respektohen nga familjarët e pacientëve të pranuar në shërbimet spitalore.br br Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.br br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-02-23

Duration: 01:21