Kurora e gjelber e Kosines

Kurora e gjelber e Kosines

Kosina në Përmet do të jetë sërish e pyllëzuar, ashtu si shumë vite më parë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi sëbashku me nxënës të shkollave të Përmetit mbollën disa fidanë, që do të shërbejnë për të krijuar kurorën e gjelbër të kësaj zone.br br "Kemi ardhur këtu në Kosinë, në një nga 100 fshatrat pjesë e programit tonë për mbështetjen e 100 fshatrave për të mbjellë qindra fidanë të tipeve të ndryshme. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne këtu po mbjellim fidanë të dafinës dhe po ashtu pisha dhe dhe bimë të tjera që janë për këtë zone".br br Klosi tha se pyllëzimi në zonat e mbrojtura do të vazhdojë, por njëherazi kërkoi ndihmën e qytetarëve.br br "Do të donim shumë që kjo zonë të vazhdonte të pyllëzohej dhe për këtë të gjithë ekspertët e ministrisë, të zonave të mbrojtura tashmë janë në terren së bashku me fëmijët, për të bërë një aksion të madh që do të kulmojë në dt 1-2 mars ku do i kërkojmë gjithë qytetarëve të mbjellin 5 pemët e tyre për të krijuar më shumë oksigjen për vendin tonë. Shpresojmë që me programin e ?100 fshatrave? ky fshat të marrë vlerat që duhet të ketë. Ne si pjesë e mjedisit vazhdojmë të bëjmë pyllëzimin në zonën rreth e qark tij?.br br Mbjelljet e reja janë në kuadër të fushatës së ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, nën sloganin krijo oksigjenin tënd.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2019-02-24

Duration: 00:51