Ora News - Vlorë, digjen 5 makina në një garazh, dy janë të drejtorit të Shërbimeve në bashki

Ora News - Vlorë, digjen 5 makina në një garazh, dy janë të drejtorit të Shërbimeve në bashki

#oranewsbr 5 makina u shkrumbuan në qytetin e Vlorës në një ngjarje që dyshohet e qëllimshme. Objektiv ishin makinat e një zyrtari të bashkisë së Vlorës nën hetim për koncesionin e parkimeve në qytetin bregdetar.br br Pesë makina u dogjën të parkuara para një kompleksi pallatesh në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.br br Sipas policisë ngjarja, ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.br br Blutë thonë se objektiv ka qene mjeti i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gent Sherifi.br br Në vendngjarje u gjetën dy bidonë 5 litërsh me benzinë, me të cilët dyshohet se u spërkatën automjetet para se tu vihej flaka.br br Pranë mjetit të zyrtarit të bashkisë ishte e parkuar makina e bashkëshortes dhe tre personave të tjerë, të cilat u shkrumbuan plotësisht.br br Policia mori në pyetje zyrtarin e bashkisë për konflikte të mundshme për shkak të detyrës apo çështjeve të tjera.br br Gentjan Sherifaj i cili është në hetim nga prokuroria e Vlorës për koncensionin e parkimeve, një çështje e rikthyer këto ditë sërish në qendër të vemendjes.br br Ai është hetuar bashkë me ish-kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika dhe 6 zyrtarë të tjerë.br br Në funksion të hetimit janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa punohet për identifikimin e autorëve.br br Ky ishte rasti i dytë i djegies masive të makinave në Vlorë.br br Në fund të janarit, tre mjete u dogjën po në zonën e ujit të ftohtë në një ngjarje të ngjashme.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2019-02-26

Duration: 01:13

Your Page Title