KQZ rrezon PS per kryebashkiaket me 3 mandate

KQZ rrezon PS per kryebashkiaket me 3 mandate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon Partisë Socialiste që kërkonte që kryebashkiakët me tre mandate, të mos rikandidonin. Katër anëtarë votuan pro kërkesës së maxhorancës nga 5 që duheshin. Kryetari Klement Zguri ishte kundër. Kryebashkiakët që rrezikonin të mos kandidaonin janë 8 nga maxhoranca dhe 2 nga Partia Demokratike.br br Pas këtij vendimi i mbetet në dorë partive politike nëse do të rikandidojnë sërish kryebashkiakët që kanë ezauruar tre mandate. Por edhe pas këtij vendimi, disa prej kryebashkiakëve aktualë nuk e kanë të sigurtë rikandidimin.br br Më të rrezikuar janë Vangjush Dako i Durrësit, i cili është nën akuzë nga opozita për blerje votash në bashkëpunim me një grup kriminal, dhe Qazim Sejdini i Elbasanit.br br Nga Partia Socialiste, me tre apo më shumë mandate janë edhe Gëzim Topçiu i Bashkisë së Maliqit, Adriatik Zotkaj i Poliçanit dhe Shuaip Beqiri i Bashkisë së Konispolit.br br Nga radhët e Partisë Demokratike, dy janë kryebashkiakët që kanë nga tre mandate, Fiqiri Ismaili i Vorës dhe Xhelal Mziu i Kamzës. Edhe Edmond Themelko i Bashkisë së Pustecit është pjesë e kësaj liste.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-02-26

Duration: 01:03

Your Page Title