Nderhyrje ne aksin kthesa e Kasharit-Rinas

Nderhyrje ne aksin kthesa e Kasharit-Rinas

Së shpejti do të nisë puna për të ndërhyrë në aksin e kthesës së Kasharit, e cila të çon në Aeroportin e Rinasit. Tre kryqëzimet në këtë segment janë bërë gjatë viteve të fundit burim aksidentesh, prandaj Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kërkoi rehabilitimin e menjëhershëm të këtyre kthesave.br br ?Gjatë vitit 2018 është raportuar nga Policia Rrugore se kemi pasur 9 aksidente me pasojë jetën e qytetarëve, kemi pasur 3 vdekje dhe 15 dëmtime të rënda. Është një rrugë e cila sot nuk i ka kushtet e sigurisë?.br br Shqetësimet për aksidentet e shpeshta i shprehën edhe banorët e zonës.br br ?Është një nga pikat më problematike. Që në ditën e parë të hapjes së kësaj rruge janë mbi 20 persona të lënduar, rreth 15 me vdekje, 5 me paraliza e me probleme nga më të ndryshmet?.br br Përfaqësuesi i kompanisë që mirëmban këtë aks tha se zgjidhja teknike për eliminimin e aksidenteve është zgjerimi i korsive.br br ?Mundësitë fizike këtu janë sepse është fushë nga të dyja anët dhe mund të bëhet një zgjidhje me zgjerimin e korsive.?br br Punimet për eliminimin e aksidenteve në këtë rrugë pritet të nisin ditët në vijim dhe do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit veror.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2019-02-26

Duration: 00:55

Your Page Title