Basha e Kryemadhi me delegacionin e PE: Nuk na ulni dot në tryezë me Ramën

Basha e Kryemadhi me delegacionin e PE: Nuk na ulni dot në tryezë me Ramën

Një delegacion i Parlamentit Evropian mbërriti në Shqipëri, për situatën aktuale në vend. Por as bisedimet me ta, nuk e kanë tërhequr opozitën shqiptare nga djegia e mandateve, protestat e dhunshme, dhe synimi për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, përmes krijimit të një qeverie tranzitore. Lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe aleatët e djathtë, për më shumë se një orë mbajtën takim me delegacionin, por dolën edhe më të vendosur në rrugën e tyre, pa bërë asnjë hap pas - siç theksoi Kryemadhi. E refuzojnë në mënyrë kategorike uljen në negociata me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e krizës politike.br br Delegacioni do të qendrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në fokus të qëllimit të vizitës së tyre është edhe njohja me procesin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.br br Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-02-27

Duration: 11:43

Your Page Title