E trishtë/ Ktheni sytë nga ky 14-vjeçar, ka nevojë për ju që të ngrihet në këmbë

E trishtë/ Ktheni sytë nga ky 14-vjeçar, ka nevojë për ju që të ngrihet në këmbë

Jeta me 14-vjeçarin Erkan Teodori nuk është treguar aspak e drejtë. Vogëlushi nga qyteti i Laçit ka probleme me shtyllën kurrizore dhe gjymtyrët e poshtme, probleme të cilat i kanë privuar lëvizjen. Ka provuar plot 3 operacione në trupin e tij, por sërish mbart probleme shëndetësore.br br Për të ndryshuar gjendjen i duhet të kryejë dhe dy operacione jashtë vendit të cilat kanë kosto të lartë financiare, çka është e papërballueshme nga familje e 14-vjeçarit. Prindërit e tij kanë vënë në shitje banesën, ndërsa apelojnë për ndihmë që dhe Erkani të jetë si gjithë të tjerët.br br Erkani Teodori është nxënës i klasës së tetë në shkollën ?Sebastia? të Laçit, ndërsa e ka të pamundur të lëvizë pa ndihmën e një personi tjetër. Rasti i këtij 14-vjeçarit është një apel për çdo kënd që ka mundësi sadopak të kontribuojë që dhe Erkani të jetoj si gjithë të tjerët.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2019-03-01

Duration: 01:37

Your Page Title