Report TV - Kur do flasim', Basha përgjigje Ramës: Takimi i vetëm më 16 mars

Report TV - Kur do flasim', Basha përgjigje Ramës: Takimi i vetëm më 16 mars

Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot në një deklaratë për mediat ku iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama për dialog, për të zgjidhur krizën politike. duke thënë se takimin e vetëm ai e ka me qytetarët me 16 mars. br br "Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t'i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asmablesë së krimit. Nuk bëhet fjalë për fatin e një partie politike por për fatin e shqiptarëve. Vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me krimin dhe ndajnë Shqipërinë si të ishte tortë duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar qytetarët të marrin rrugën e emigracionit. br br Nuk nuk kërkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Shqiptarët nuk hanë pijnë në hotele luksoze por jetojnë në kushte të vështira. Nuk mund të kërkojnë asgjë më pak për shqiptarët se sa kërkojnë ata për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Takimi është me popullin me 16 Mars", deklaroi Basha.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-03-02

Duration: 05:33