Ora News - "Lista e zezë e Shengenit", arrestohen 6 inspektorë policie në Durrës për ryshfet

Ora News - "Lista e zezë e Shengenit", arrestohen 6 inspektorë policie në Durrës për ryshfet

#oranewsbr br Gjashtë inspektorë të policisë kufitare në Durrës janë arrestuar nga forcat e Shërbimit të Brendshëm nën akuzën e korrupsionit. br br Në kuadër të operacionit të koduar "Kontrollori", hetuesit kanë arritur të zbulojnë se efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ?Shengen?.br br Në pranga përfunduan:br br 1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;br br 2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;br br 3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;br br 4. D.D., 53 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;br br 5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;br br 6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.br br Sipas policisë, hetimet ndaj tyre kanë nisur vitin e shkuar.br br "Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ?Shengen?.br br Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës", sqaron Policia e Shtetit.br br Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike? dhe "Shpërdorim detyre". Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-03-03

Duration: 01:14

Your Page Title