Ora News - E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se u mbyt nga i biri

Ora News - E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se u mbyt nga i biri

#oranewsbr br Një 84 vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë ku jetonte prej disa vitesh me të birin 64 vjeçar me probleme me alkoolin. Ky i fundit është edhe i dyshuar për vrasjen e nënës që sipas fqinjve ka qenë e paralajmëruar pasi ai e dhunonte shpesh, teksa debatonin për konsumin e alkoolit.br br Një 84 vjeçare është gruaja e 7 që është vrarë në 3 muajt e parë të vitit 2019. E moshuara u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë, ndërsa dyshimet janë se ajo u mbyt nga djali 64 vjeçar, i cili mendohet se e ka kryer krimin në gjendje të dehur.br br Viktima është Nazime Demollari ndërsa autori i dyshuar Nesim Demollari që pas ngjarjes është shoqëruar në polici.br br Nënë e bir jetonin bashkë në një banesë në lagjen 13, pasi 64 vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh.br br Krimi ndodhi pas një debat i ashpër, ku shkak dyshohet të jetë bërë konsumi i alkoolit nga ana e djalit. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dhënë alarmin tek policia.br br Por kur uniformat blu mbërritën e gjetën Nesim Demollarin pranë trupit të pajetë të nënës. Konfliktet mes nënës dhe djalit sipas fqinjëve dhe familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, madje kunata e saj thotë se ai shpesh herë e ka dhunuar të moshuarën.br br Kunata: "E keqtrajtonte shpesh nenën e tij. Është divorcuar nga gruaja për shkak të alkoolit. Ai duhet mbytur siç bëri me nënën e tij".br br 64 vjeçari mësohet se prej disa kohësh ishte i papunë dhe kishte rënë në vesin e pijës, çka duket se i ka bërë të pashmangshme konfliktet mes nënës e djalit, deri këtë të hënë që përfundoi me krim në familje. I dyshuari është shoqëruar në polici, por ende nuk është marrë në pyetje në lidhje me krimin.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-03-11

Duration: 01:21

Your Page Title