Ora News - Ndryshon vettingu në polici, do ta bëjë SHÇBA

Ora News - Ndryshon vettingu në polici, do ta bëjë SHÇBA

#oranewsbr br Ministria e Brendshme e drejtuar nga Sandër Lleshaj çon në qeveri një ligj të ri për vettingun në Policinë e Shtetit duke rrëzuar krejt paketën ligjore të hartuar në kohën e Fatmir Xhafajt. Sipas draftit që pritet të kalojë në qeveri, vettingun e Policisë dhe Gardës, do ta bëjë SHÇBA dhe jo komisionet e posaçme. Ndërkohë që drafti pritet të kalojë në qeveri, është e paqartë çfarë do të ndodhë me procesin e vettingut që tashmë ka disa javë që ka nisur me ligjin e vjetër të hartuar në kohën e Xhafajt.br br Ministria e Brendshme ndryshon ligjin për vettingun në radhët e uniformave blu në një kohë kur procesi ka disa javë që ka nisur me verifikimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.br br Në relacion thuhet se shkak kryesor për hartimin e ligjit të ri, ka qenë barra financiare e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, e vlerësuar në rreth 3 milionë dollarë.br br Drafti i ri lë në fuqi tri kolonat e profesionalizmit, pastërtisë së figurës dhe verifikimit të pasurisë, por parashikon ngritjen e vetëm një komisioni me 15 anëtarë e duke shkrirë dy komisionet e tjera që parashikohej të kishin rreth 240 punonjës.br br Në ndryshim nga ligji i hartuar në kohën e Fatmir Xhafaj, që parashikonte nisjen e vetingut nga drejtori i përgjithshëm i policisë dhe vazhdimin e procesit me nivelin drejtues, të mesëm dhe ata të rolit bazë, drafti i lleshajt parashikon që dy komisionet e tjera të mos ngrihen fare dhe punën e tyre ta bëjë SHÇBA.br br Duke llogaritur se kostoja e punonjësve të këtyre komisioneve do të ishte rreth 3 milionë dollarë, drafti i fundit i hartuar nga Ministria e Brendshme parashikon që së pari në vetting të kalojnë efektivat e SHÇBA dhe më pas, të jetë kjo strukturë që do të bëjë kontrollin e efektivave të tjera.br br Sipas relacionit shpjegues të projektligjit, angazhimi i SHÇBA në procesin e vettingut në shkallën e dytë dhe të tretë shkurton në mënyrë drastike shpenzimet por edhe kohëzgjatjen e procesit.br br Në ligjin e dërguar për miratim në qeveri, Ministria e Brendshme thekson se SHÇBA ka në arkivat e saj materiale për efektivat e Gardës dhe Policisë së Shtetit ndërkohë që nëse vettingun do ta bënin komisionet, atyre do tu duhej të kërkonin nëpër institucione për ditë e javë të tëra, të dhëna që SHÇBA i ka në arkivën e institucionit.br br Ndërkohë që drafti i ri pritet të miratohet në qeveri, ende nuk është e qartë çfarë do të ndodhë me vettingun e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që tashmë ka nisur bazuar në ligjin e kohës së Fatmir Xhafajt.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br Follo...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-12

Duration: 02:42