Rreze Dielli 8 Mars 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Tortë me bajame të karamelizuara

Rreze Dielli 8 Mars 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Tortë me bajame të karamelizuara

Tortë me bajame të karamelizuarabr br Përbërësit:br Baza e tortës:br 200 ml krem pana( ëmbëlsire)br 3 kokrra vezëbr 150 gr sheqerbr 220 gr miellbr ½ pako pluhur pjekësbr br Shtresa e dytë:br 150 gr gjalp ambientibr 100 gr sheqerbr 3 vezëbr Aromatik bajameshbr 150 gr miell bajamebr 50 gr miellbr 50 gr bajame fetabr br Përgatitja:br Në një tas vendosim 200 ml pana, 3 kokrra vezë, 150 gr sheqer dhe i trazojmë të gjitha këto me tel dore deri sa sheqeri të shkrijë. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht në tas. Na formohet një brumë i plotë të cilin e vendosim në një tepsi të lyer me gjalp dhe pak mish. Më pas e vendosim në furrë në temperaturën 185ºC për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe në një tas tjetër rrahim gjalpin me sheqerin deri sa sheqeri shkrin. Shtojmë vezët , aromatizuesin e bajameve, miellin dhe i përziejmë mirë. Nxjerrim tespin nga furra pasi të kenë kaluar 15 minuta dhe ajo të zverdhet pak e të ketë zënë kore.br Shpërndajmë mbi tespi komplet masën që kemi përzier në tasin e dytë dhe e nivelojmë mirë. E spërkatim me bajamet feta duke i ngjeshur pak në brumin e përgatitur me nivelin e bajameve. Vendosim përsëri tepsinë në furrë për 20 minuta të tjera në temperaturë 180ºC. Më pas e nxjerrim, e ftohim për 20 minuta dhe mund ta shërbejmë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 4

Uploaded: 2019-03-14

Duration: 26:44