Report TV - Nisin kontrollet anti-kanabis të Policisë së Shtetit, aksion në sera, stalla e magazina

Report TV - Nisin kontrollet anti-kanabis të Policisë së Shtetit, aksion në sera, stalla e magazina

Policia e Shtetit ka nisur kontrollet për parandalimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri. Në sajë të kontrolleve të kryera në ambiente të mbyllura, sera, magazina etj, nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.br br Policia thotë se "kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit".br br Policia thotë se në aksion u angazhuan 289 grupe kontrolli nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit e Migracionit. Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.br br Janë kryer gjithsej 4.922 kontrollerikontrolle, në:br br - 1795 seraminiserabr br - 1036 magazinaobjektebr br - 883 ish objekte ushtarakebr br - 509 shtëpi të braktisurabr br - 299 stanestallabr br - 407 ambiente të hapurabr br - 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-03-14

Duration: 00:43