Report Tv - E rëndë në Peqin, i mituri vret aksidentalisht me armë vëllain 20-vjeçar

Report Tv - E rëndë në Peqin, i mituri vret aksidentalisht me armë vëllain 20-vjeçar

Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin Galush të Peqinit. Dyshohet se Roland Lleshi u qëllua për vdekje aksidentalisht nga i vëllai i vogël teksa ishin duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatitbr br Kanë qenë duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatit, por një moment mjaftoi që të kthehej në tragjedi për dy vëllezër. Roland Lleshi 20 vjeç dhe vëllai i tij i vogël, (ende nuk i ka mbushur 14 vjeç) kishin pranë vetes një armë gjahu, që siç fatkeqësisht vijon të ndodhë ende në zona të thella të vendit, e mbanin me vete për të siguruar veten e tyre gjatë kohës që kullosnin bagëtitë.br br Në mesin e errësirës, vëllai i mitur i ka marrë jetën 20-vjeçarit. Arma e gjahut është shkrepur aksidentalisht dhe plumbi qëlloi fatal për 20-vjeçarin i cili humbi jetën.br br Ngjarja ndodhi në pyllin e fshatit Galush të Peqinit.br br Policia thotë se nga hetimet paraprake, dyshohet se të miturit, nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut duke vrarë vëllanë e tij Roland Lleshi.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 00:33

Your Page Title