Ora News – Goditi me gurë policin gjatë protestës në Fier, arrestohet punonjësi i bashkisë

Ora News – Goditi me gurë policin gjatë protestës në Fier, arrestohet punonjësi i bashkisë

#oranews #arrestimimallakasterbr Një 56 vjeçar, punonjësi i Bashkisë Mallakastër, u arrestua pasi akuzohet se goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të opozitës, e zhvilluar në Fierbr br "Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë. Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër)", sqaron policia.br br Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.br br Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme".br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 00:23