Ora News - Kryebashkiaku i Korçës kundër ndërtimit të TEC-t me gaz

Ora News - Kryebashkiaku i Korçës kundër ndërtimit të TEC-t me gaz

#oranewsbr Pas reagimit të ashpër të banorëve dhe alarmit të ambientalistëve, bashkia e Korçës është pozicionuar kundër projektit për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit juglindor!br br Kryebashkiaku Sotiraq Filo i është drejtuar me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bën thirrje të mos aprovojë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes.br br Filo: Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitoret nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Qëdrimi ka qenë i qarte dhe konsistent që në raportin e pregatitur për KIS në dt 5.12.2017 ku Bashkia Korcë është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin.br br Kryebashkiaku i Korcës thotë se në këtë qëndrim refuzues është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila vlerëson se Fusha e Korçës nga fshati Barc në fshatin Zëmblak është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri.br br Ministria e Bujqësisë: Ndërtimi i këtij projekti do të cënojë funksionalitetin e kësaj infrastrukture, bashkë me veprat e artit. Sa më sipër vlerësojmë se ky projekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqet e projektuara"br br Kërkesa e Bashkisë së Korçës për të refuzuar projektin i është dërguar edhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila edhe pse drejton Ministrinë e Linjës nuk është prononcuar kurrë për këtë projekt të cilësuar të rrezikshëm, ndërsa ka bllokuar ndërtimin e HECE që prodhojnë energji të pastër.br br Por kryebashkiaku i Korcës, në emër të qytetarëve paralajmëron ministren se cilido qoftë vendimi i saj, TECI nuk do të lejohet të ndërtohetbr br Filo: ?Ju kërkoj mosparovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë Korçë".br br Ambientalistët kanë dhënë alarmin se TEC-i do të rriste me 25 nivelin e ndotjes në Korçë duke pamundësuar jetën normale!br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:57