Report Tv - Dibër/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën burrë e grua

Report Tv - Dibër/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën burrë e grua

Burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në aksin Dibër-Maqellarë. Viktimat janë Gentjan e Klodiana Karazajmi 34-vjeç dhe 27-vjeçe. br br Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë tip 'Benz'. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç dhe gruan e tij 27-vjeçe, që humbën jetën në vend.br br Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë i gruas është gjetur disa metra larg vendit të aksidentit, ndërsa motori është coptuar duke u ndarë në dyshë nga përplasja e fortë me makinën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.br br Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit me inicialet A.B. që përplasi motorin është shoqëruar në Komisariatin e policisë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 00:47

Your Page Title