Ora News - Bombola e gazit shpërthen në një banesë në Vlorë, në Shkodër digjen disa dyqane

Ora News - Bombola e gazit shpërthen në një banesë në Vlorë, në Shkodër digjen disa dyqane

#oranewsbr br Një banesë u përfshi nga zjarri në Vlorë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim. Për pasojë dëmet materiale ishin të mëdha ndërsa një grua mori plagë ndërsa tentoi të shuajë flakët. Në Shkodër disa dyqane u dëmtuan si pasojë e një zjarri që dyshohet se nisi për shkak të një shkëndije elektrike.br br Një banesë në Vlorë u përfshi nga flakët si pasojë e shpërthimit të kësaj bombole gazi që përdorej për gatim.br br Ngjarja ndodhi në lagjen "Isa Boletini" në kohën kur anëtarët e familjes Kanani ndodheshin në banesë.br br Zamira Kanani tentoi të shuajë flakët me mjete rrethanore në pritje të zjarrfikësve e për pasojë pësoi djegie në gjymtyrë.br br Zamira Kanani: Në një anë ishte flaka, unë vajta ta fikja, por më plasi në këmbë.br br Dëmet materiale brenda banesës ishin të konsiderueshme. Ekspertët zjarrfikës morën bombolën për të zbuluar shkakun e shpërthimit.br br Ndërkohë disa dyqane në një zonë tregtarë të Shkodrës u prekën nga një zjarr që dyshohet se nisi nga një shkëndije elektrike!br br Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, shmangu përhapjen e flakëve, por megjithatë dëmet ishin të konsiderueshmebr br Për më shumë lexoni në:br br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:00