Basha: Rama ben gjoja sikur terhiqet nga TEC-i

Basha: Rama ben gjoja sikur terhiqet nga TEC-i

Lulzim Basha nisi nga Korça turin e takimeve në prag të protestës së 16 Marsit. Përpara banorëve të zonës akuzoi kryeministrin Rama se qëndron ndërtimit të TEC-it që e cilësoi një tjetër aferë korruptive.br br ?Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet. Nxjerr këto qoftet e qeverisë. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit, Sotiraq Filo. Kjo është qeveri kriminale. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi?.br br Korçarët i ftoi t?i bashkohen protestës së 16 Marsit, që e cilësoi jo betejë për pushtet, por për ndryshim.br br ?Ju jap fjalën se kjo betejë nuk do të mbarojë vetëm me largimin e Ramës. Por me shembjen e kësaj qeverie që bën pakt me krimin dhe oligarkinë dhe pastaj i hip mbi shpinë qytetarëve. Unë ju ftoj që të bëheni pjesë e një konsultimi për një pakt kombëtar, në të cilin Shqipëria të ketë një qeveri që ka frikë qytetarët dhe jo qytetarë që kanë frikë qeverinë.?br br Me biznesin e vogël ndau programin ekonomik të Partisë Demokratike, që sipas tij, synon uljen e taksave dhe mirëqenie për shqiptarët.br br ?Do të heqim ?Taksën Rama? mbi naftën me 300 lekë. Ulja e çmimit të energjisë për biznesin e vogël do të jetë 20. Do të përjashtohet nga TVSH dhe do të paguajë vetëm një taksë lokale dhe qendrore bashkë. 0.5 të xhiros vjetore?.br br Në një tjetër takim me studentët të Universitetit të Korçës, Basha premtoi anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe stazhe për studentët sipas modelit gjerman.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:18