Ora News - KQZ i emëron zëvendësuesin Lulzim Bashës në Kuvend

Ora News - KQZ i emëron zëvendësuesin Lulzim Bashës në Kuvend

#oranewsbr Pesë deputetë të rinj që morën mandatin nga KQZ pritet të betohen në seancën e radhës të Parlamentit. Mandati i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Tiranë i kaloi Majlinda Halilaj me 4 vota pro dhe 1 kundër të kryetarit të KQZ. Ndërsa për Ligoraq Karamelon pritet të vendoset në mbledhjen e së martës të KQZ. Edhe Artan Zeneli ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit për të nisur procedurat për marrjen e mandatit të deputetit të PD-së në Kukës.br br Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu ka dhënë mandatin 5 deputëve të rinj nga lista e PD dhe LSI, duke e çuar në 12 numrin e opozitës në Parlament.br br Radha e ndjekur nga administrata për zëvendësimin e listës së PD-së në Qarkun e Tiranës ka shkaktuar debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe kryetarit Klement Zguri dhe shkak ishte mandati i kryetarit demokrat Lulzim Basha.br br Në rendin e ditës parashikohej që mandati i Gent Strazimirit që ishte i nënti në listën e PD-së ti kalonte Majlinda Halilaj, ndërsa anëtarët e majtë në KQZ kërkuan zëvendësimin e listës duke nisur nga numri një i listës.br br Pas miratimit të propozimit me 4 vota pro dhe 1 kundër të kryetarit të KQZ-së Klement Zguri, mandati i Lulzim Bashës në Tiranë i kaloi Majlinda Halilaj.br br Në Berat mandatin e demokratit Astrit Veliaj e morit Lefter Maliqi.br br Në Lezhë, Viktor Tushaj u zëvendësua nga Elda Hoti e LSI-së.br br Edlira Hyseni e LSI-së në Durrës mori mandatin e Nora Malaj.br br Ndërsa në Gjirokastër mandati i Vangjel Tavos të LSI-së i kaloi Ediola Brahës. Ndërsa për Ligoraq Karamelon do të vendoset në mbledhjen e së martës të KQZ për shkak të gjinisë se duhet të zëvendësojë Valentina Duken në Korçë.br br Numri i deputetëve në Parlamet pritet të shkojë në 93 deputetë, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ edhe i treti në listën e PD-së në Kukës, Alban Zeneli.br br Gjithashtu në KQZ u regjistruan edhe 4 parti për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:41

Your Page Title