Mjeket specializante te QSUT-se ne proteste

Mjeket specializante te QSUT-se ne proteste

Mjekët specializantë të QSUT dolën paraditen e së hënës në protestë, në shenjë solidariteti për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha. Një kolegia e tyre u dhunua nga i afërmi i një pacienti në Urgjencën e Kirurgjisë pak ditë më parë. Gjithçka ndodhi pasi mjekja e kishte referuar rastin për në Sanatorium. Bluzat e bardha kërkojnë t'i jepet fund dhunës ndaj mjekëve.br br Të gjithë mjekët e QSUT kanë paralajmëruar me një protestë një orëshe të martën, duke ndërprerë çdo shërbim për pacientët. Vetëm ditët e fundit, në vend janë dhunuar 3 mjekë.br br Të premten edhe mjekët e spitalit të Lezhës protestuan për dhunën ndaj kolegut të tyre Zef Doda, i cili u soll për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës. Në mbështetje të bluzave të bardha, doli edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila kërkoi nga gjykata dënim me burg për autorët e dhunës.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:20

Your Page Title