Ngërçi i krijuar, Kodheli: Qeveria ka përgjegjësitë e veta

Ngërçi i krijuar, Kodheli: Qeveria ka përgjegjësitë e veta

#oranewsbr Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në studion e Ora News, u shpreh se opozita krijon një krizë që nuk është e qytetarëve në një moment kyç për vendin siç është hapja e negociatave. br br Sipas saj, edhe qeveria ka përgjegjësitë e veta.br br Kodheli: Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë në mënyrë që gjërat të shkojnë më mirë se ç'duhet. Patjetër që qeveria ndjen dhe ka përgjegjësitë e veta. Mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe. Në të gjitha momentet e rëndësishme, kush ka ditur të tregohet burrë apo grua shteti apo forcë politike serioze e ka demonstruar këtë përtej gjithë retorikës politike dhe vështirësive që ka pasur në atë moment politika. Të krijohet ideja sikur ka një acarim social që nuk është e votuesve por e politikës në momente kyçe siç është hapja e negociatave. br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 16:59

Your Page Title