Ora News - "Opozita, vendim rrufe për mandatet", Rudina Hajdari: Nuk më kontaktoi askush

Ora News - "Opozita, vendim rrufe për mandatet", Rudina Hajdari: Nuk më kontaktoi askush

#oranewsbr Duke folur për herë të parë që pas vendimit të opozitës për të djegur në bllok mandatet parlamentare, deputetja Rudina Hajdari thotë se ky ishte një vendim rrufe, i pa menduar mirë dhe që sipas saj mund të çojë vendin në destabilitet.br br E teksa ishte në SHBA kur u mor vendimi, ajo tregon se nuk është kontaktuar nga asnjë përfaqësues i PD-së për tu konsultuar për vendimmarrjen.br br Megjithatë edhe po të ishte në mbledhje, duket se asgjë nuk do të kishte ndryshuar në qëndrimin e saj.br br Hajdari: Në momentin që u mor ky vendim nuk kam qenë e pranishme në mbledhjen e PD, nuk jam kontaktuar në asnjë lloj forme për tu konsultuar mbi këtë vendim. Pavarësisht kësaj, edhe nëse do të isha në atë mbledhje do të parashtroja dy gjëra: Ky vendim për të dorëzuar mandatet në bllok nga deputetët e opozitës dëmton interesin e Shqipërisë.br br Dëmton proceset integruese me BE por edhe marrëdhëniet bilaterale me partnerët tanë strategjikë, si BE dhe SHBA. Ky vendim është marrë në mënyrë rrufe, dhe eksperienca e jetës na tregon se kur marrim vendime pa i menduar mirë mund ta paguajmë shumë shtrenjtë, ky vendim mund të na çojë edhe në destabilitet.br br Destabilizimi është një kthim pas. Unë do të doja që Shqipëria të mos e përjetonte kurrë më këtë gjë. Ky model politik që e ka çuar vendin në destabilizim politik, shqiptarët e kanë vuajtur dhe paguar shtrenjtë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:45

Your Page Title