Tarifat e ujit mund të rriten, Enti Rregullator: Reforma ka dështuar - News, Lajme - Vizion Plus

Tarifat e ujit mund të rriten, Enti Rregullator: Reforma ka dështuar - News, Lajme - Vizion Plus

Enti Rregullator i Ujit është i mendimit se ka hapësira që në të gjitha shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në Tirane dhe rrethe të rriten tarifat. Përjashtim bëjnë vetëm bashkia Korçë dhe ajo e Durrësit. Këtë mendim kreu i entit e bazon në të dhënat që dalin nga INSTATI lidhur me përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve për të paguar.Duke folur mbi situatën ekonomike financiare të ujësjellës- kanalizimeve gjatë vitit që lamë pas, kreu i entit rregullator foli për rezultate surprizë të reformës së ujit. Afro tre vite më parë qeveria ndërmori një reformë për të reduktuar lidhjet e paligjshme në këtë sektor, por projekti mund të konsiderohet i dështuar. Ne kishim një projeksion, në fillim të reformës që të kishim një përmirësim në këtë sektor në masën 20. Por ajo që mund të themi është se rezultati arriti vetëm në 1.5. problemet vijojnë të jenë të mëdha në këtë sektor.-u shpreh Ndriçim Shani, kreu i ERRU-së.Aktualisht, nga 587 shoqëri ujsellësish që operojnë në vend, vetëm 42 prej tyre arrijnë të mbulojnë shpenzimet, pjesa tjetër vijon të marrë para nga buxheti.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 02:17

Your Page Title