Incidentet tek “Petro Nini”, policia verifikohet për dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

Incidentet tek “Petro Nini”, policia verifikohet për dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

Veprimet e ? pahijshme ? të policisë të hënën në mbështetje të përmbaruesve privat, kundër anëtarëve të 4 familjeve, mesa duket nuk do të mbyllen vetëm me shkarkimin e drejtorit të policisë së kryeqytetit, Kastriot Skënderaj.Sipas burimeve, shërbimi për çështjet e brendshme por edhe drejtoria e standarve profesionale kanë nisur verifikimin e veprimeve policore në tërren , të cilat shkaktuan edhe indinjatën e opinionit publik.Hetimi administrativ do fokusohet nëse ka patur tejkalim të kompetencave nga ana e uniformave blu dhe nëse ndaj anëtarëve të 4 familjeve që u tentua të nxirreshin jashtë banesave, është ushtruar dhunë. Për ironi të fatit , anëtarja e një prej familjeve që duhet të dalin nga banesat është efektivja e policisë, Blerta Dervishi, e cila u gjend përballë kolegëve të saj. Sipas informacioneve ajo është pezulluar nga detyra dhe ka marrë vërenjtje për pengim të ushtrimit të detyrës.Veprimet e policisë me banorët e 2 shtëpive në rrugën ? Sami Frashëri ? , u kritukuan ashpër edhe nga ministri i brenshëm Sandër Lleshaj i cili theksoi se nuk ishin aspak dinjitoze dhe efikase.Banorët por edhe përfaqësuesit e tyre ligjorë akuzuan policinë se u bënë palë me përmbarimin.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:13

Your Page Title