Ora News - U arrestua se qëlloi me gurë policin në protestë, arrest shtëpie për zyrtarin e Ballshit

Ora News - U arrestua se qëlloi me gurë policin në protestë, arrest shtëpie për zyrtarin e Ballshit

#oranewsbr Gjykata ka liruar tre nga protestuesit e opozitës të cilët pritën me protesta kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Fier fundjavën e kaluar.br br Togat e zeza vendosën "arrest shtëpie" për shtetasin Pëllumb Isufaj, ndërsa dy personat e tjerë Enkelejd Kafrani dhe Lavdimir Zykaj janë lënë në "detyrim paraqitjeje".br br Tre personat u arrestuan pas protestës se zhvilluar nga opozita në Fier, gjatë të cilës u shënuan incidente dhe përplasje me forcat e rendit dhe për pasojë mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së.br br Avokati i Inspektorit të Mjedisit neë bashkinë Ballsh, Pëllumb Isufaj, ka pretenduar se nuk është personi qe ka qëlluar efektivin e Forcave Speciale, i cili mbeti i lënduar gjatë protestave.br br Në seancë gjyqësore prokurori i çështjes kërkoi "arrest me burg" për inspektorin e Mjedisit në bashkinë e Roskovecit dhe "detyrim paraqitje" për dy të arrestuarit e tjerë.br br Lirimi i tyre nga gjykata është kritikuar ashpër nga policia e shtetit, e cila në një deklaratë thekson se do ngrejë padi ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, i cili liroi nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë punonjësin e FNSH-së në në krye të detyrës.br br Vendimi i gjykatës ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.br br "Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme", thuhet në deklaratë.br br Ky reagim i policisë u kritikua ashpër nga ish-deputeti i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi se kërcënimi me vetting i gjyqtarit të Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhrin politik të trafikantëve që drejtojnë Policinë Politike, është provë e qartë sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend.br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 01:45